Atentati në Sukth, detaji i “fortë” që do ndihmojë Policinë për identifikimin e autorëve

Aktualitet

Atentati në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit ku mbetën sot të vrarë me armë zjarri ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dauti ka ndodhur në një zonë të “populluar” nga dhjetra biznese, të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Sipas të dhënave paraprake nga policia për BalkanWeb, ky detaj është një favor plus për hetimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të këtij atentati.

Fill pas ekzekutimit të Dalipaj dhe Dautit brenda automjetit të tyre tip Audi me targa “AA 111 OI”, policia ka rrethuar menjëherë zonën ku ndodhi vrasja e dy të rinjve dhe ka nisur hetimet duke sekuestruar pikërisht pamjet filmike të kamerave të sigurisë të të gjitha bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet nga Policia shprehen se “pas verifikimit të pamjeve shpresohet të identifikohet targa dhe mjeti, ndoshta edhe vetë pamja e autorëve të vrasjes”.

ME TE LEXUARAT