Apple po zhvillon karikimin e telefonave me Wireless

Teknologji

Meraku i mbarimit te baterise është një frikë e madhe e kohës moderne per ata qe perdorin smartphone.

Shumica kujdeset që telefoni të qëndrojë vazhdimisht i mbushur dhe jo rrallë ndodh që të marrim edhe mbushësin me vete nga frika se telefoni do të mbetet pa bateri. Por, e gjithë kjo së shpejti mund të marrë fund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompania Apple aktualisht po kërkon mundësinë e mbushjes pa tela të telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera përmes Wi-Fi, rrjeti mobil dhe madje përmes sinjalit nga rrjetet e satelitit, shkruan “Daily Mail”.

Teknologjia nënkupton përdorimin e valëve elektromagnetike me frekuenca të larta, të cilat deri te pajisjet arrijnë përmes antenave. Energjia e nevojshme për mbushje prodhohet nga stacioni bazë, i cili “vendos” kontakt me pajisjet.

Ideja e mbushjes pa tela është njëri nga prioritetet tona dhe nuk është risi. Kërkimet e para premtojnë, por është e nevojshme të bëhen edhe kërkime shtesë, thonë në Apple.

Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë implementimi i kësaj teknologjie dhe do të ishte revolucion i vërtetë nëse ajo do të paraqitej te gjenerata e re e Apple që do të prezantohet në shtator.

ME TE LEXUARAT