Andi Lila duhet të bëjë gati valixhet, kush e penalizoi lojtarin?

Sport

Shqiptari Andi Lila pas përfundimit të kësaj kontrate, do të largohet nga Greqia. Lajmin e bëri me dije mediat greke.

Sipas këtyre të fundit, një ndër arsyet e këtij vendimi të PAS Janinës janë problemet që ka shkaktuar lojtari së fundmi.

Vetëm pak javë më parë 31-¬vjeçari nga Kavaja turbulloi ujërat pas një videoje të publikuar në “Facebook” ku ai shihej duke tallur një prift ortodoks. Ai bëri paqe me klerikun në fjalë, por me sa duket kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, Lila duket se e ka rregulluar të ardhmen, të paktën sipas mediave greke. Edhe pse nuk përmendet ndonjë emër konkret klubi, mësohet se mesfushori do ta vazhdojë karrierën në Azerbajxhan./panoramasport

ME TE LEXUARAT