Aktorja e famshme vdes papritur nga overdoza

Showbiz

Aktorja e famshme Erin Moran, e cila ka luajtur rolin që i dha famë të Joanie Cunningham në sitkomin e viteve ’70, “Happy Days” ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

Autoritetet e gjetën trupin e saj në Indiana pas një telefonate se kishin gjetur një femër të pavetëdijshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet e DailyMail thonë se Moran, e cila jetonte në një rulot në New Salisbury të Indianas, dyshohet se ka ndërruar jetë nga një overdozë heroine.

Ish kolegët e saj Henry Wikler dhe Ron Howard kanë shprehur ngushëllimet për mikeshën e tyre në Twitter.

Winkler shkruan: “Oh Erin, tani më në fund mund të prehesh në paqen që e dëshiroje aq keq këtu në tokë. Qëndore në qetësinë e saj tani, shumë shpejt”.

Ndërsa Howard, i cili ka luajtur rolin e Richie në “Happy Days” ka shkruar fjalë prekëse për aktoren që ishte motra e tij në rol. “Sa lajm i hidhur. U prehsh në paqe Erin. Gjithmonë do të të kujtoj ty në spektaklin tonë që bëje skenat më të mira, të qeshura pa fund dhe i jepje dritë ekranit të televizorit”.

ME TE LEXUARAT