Aksidenton për vdekje qytetarin, arrestohet arbitri i njohur shqiptar

Sport

Arbitri i njohur i Kategorisë Superiore, Laver Alla përfundon në burg. Shkak për këtë gjë është bërë një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi, ku gjyqtari nga Lushnja ka qenë i përfshirë.

Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, gjyqtari i elitës së futbollit shqiptar ka qenë në drejtimin e makinës së tij kur ka përplasur një motoçikletë duke i shkaktuar vdekjen një 66-vjeçari. Në këtë mënyrë, Alla është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë dhe ka përfunduar në pranga.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Qarkut Fier thuhet: “Ditën e djeshme, Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV, ka aksidentuar mjetin motoçikletë tip “Dayang” me targë AP 036 që drejtohej nga shtetasi E.M. 66-vjeçari banues në fshatin Dushk, Lushnjë, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës.

ME TE LEXUARAT