Aksident në Tiranë, shoferi përplas për vdekje kalimtaren dhe largohet me shpejtësi

Aktualitet

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një vajze mbrëmjen e kësaj të shtune. Burimet e Policise thanë se ishte një automjet që ka përplasur kalimtaren Gjystina Shpami.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Tregut Elektrik” në Tiranë, rreth orës 22:00. E reja mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur për vdekje nga makina. Drejtuesi i mjetit menjëherë pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shoferit.

Deklarata e policise:

Informacion paraprak

Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë .

Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes.

Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT