Aksidenti në Durrës me 5 të plagosur, arrestohet 21-vjeçari nga Tirana

Aktualitet

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se është shkaktar i aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të ‘Sukthit’, në Durrës. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Elsi Balla 21 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane kryesore, Durrës–Tiranë, në Sukth, duke drejtuar mjetin tip Benz është përplasur me një mjet tjetër tip Benz, me drejtues M.M. 32 vjeç.

Për pasojë, nga kjo përplasje janë dëmtuar dy mjete të tjera, mjeti tip Fiat me drejtuese K.Sh. 23 vjeç, banuese në Sukth dhe mjeti tip Ford, me drejtues O. M. 32 vjeç, banues në Lushnje.

Janë aksidentuar dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekeve, E.G. 19 vjeçe dhe E.P. 19 vjeçe, pasagjere në mjetin tip Benz që drejtohej nga Elsi Balla dhe drejtuesi M. M. dhe pasagjerët në mjetin e tij, E. A. 44 vjeç dhe D.B. 27 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

ME TE LEXUARAT