Aksidentohet për vdekje punonjësi i Postës

Aktualitet

Një aksident i rende automobilistik i ka marrë jetën këtë të mërkurë një punonjësi të Postës Shqiptare.

Punonjësi me iniciale E.K lëvizte me motoçikletë, kur u përplas për vdekje nga një automjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të qytetit të Lushnjes, te rrethrrotullimi pranë ish – fabrikës së plastmasit.

Policia mësohet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT