Aksident në Sukth, përplasen rëndë dy makina, rëndohet trafiku

Aktualitet

Një aksident është raportuar ditën e sotme në Sukth, ku sipas qytetarit dixhital, një makinë tip Golf 5 ka goditur një mjet tip audi q5 nga mbrapa. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti saktësisht ka ndodhur 200 metra larg vendit ku ndodhi atentati dy ditë më parë, ku u ekzekutuan barbarisht dy persona. Ndër të tjera, mësohet se në këtë aksident, nuk ka viktima. Ndërsa njoftohet se si pasojë, është shkaktuar një trafik i rëndë. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur. Po i njëjti burim njofton se saktësisht në vendin ku ka ndodhur atentati, janë aksidentuar 3 makina. Nuk dihen shkaqet e aksidentet, ndërsa pritet njoftimi i policisë./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT