U kapën me 800 kg drogë, gjykata italiane jep dënimin për dy skafistët vlonjatë

Kliko per me shume info

Një vit më parë, dy skafistët vlonjatë u kapën nga financa italiane ndërsa po trafikonin me gomone rreth 800 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa mësohet se Gjykata italiane e qytetit të Lecces ka dhënë dënimin me 8 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasit Devi Aliaj e Aleksandro Begaj.
Juria nën drejtimin e gjykatësit Vincenzo Brancato me një gjykim të shkurtuar ka dënuar Devi Aliaj me 6 vjet e 20 ditë burg si dhe me një gjobë prej 40 mijë euro.
Ndërsa Aleksandro Begaj është dënuar me 2 vjet 8 muaj e 20 ditë burg kundrejt 4 vjet e 6 muaj burg që kishte kërkuar prokuroria.
Dy skafistët shqiptarë ishin rezident në qytetin e Vlorës.
Operacioni i Policisë Financiare u ekzekutua natën e 23 shtatorit të 2016, kur roja bregdetare identifikoi gomonen me drogë rreth 11 milje larg brigjeve italiane.
Ndalimi i saj e arrestimi i dy skafistëve shqiptarë u bë në afërsi të komunës së San Kataldos në Lecce.
Gomonia ishte e gjatë rreth 8 metra dhe e pajisur me 2 motra të fuqishëm jashtë bordit të saj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here