Pas shumë vitesh trasmetim, 'përfundon' Zonë e Lirë?

Soft

Thashethemet se Arian Çani do të largohet nga Shqipëria, kanë sjellë pyetjet se cfarë do të ndodhë me emisionin Zonë e Lirë. Në fakt, nuk bëhej fjalë thjesht për një thashethem, por për një deklaratë të bërë nga vetë prezantuesi i “Zonë e Lirë”, i cili gjatë një emisioni u shpres se do të largohej.

“Së shpejti nga ky vend do largohem. Kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët”,- tha Çani. Por largimi i tij nënkupton edhe mbylljen e emisionit të tij “Zonë e Lirë”, një format që me gjasa nuk mund ta bëjë askush tjetër si Çani.

Megjithatë, a do të ndodh kjo vërtetë? “Prive” citon burime pranë prezantuesit, sipas të cilave as Çani nuk do të largohet dhe as “Zonë e Lirë” nuk do të mbyllet.

“Deklarata ka qenë thjesht prononcim i thënë për shkak të mllefit mbi qeverinë e Ramës dhe jo plan i menduar mirë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çani njihet si një prej kritikuesve më të ashpër të qeverisë Rama, që prej fillimit, në vitin 2013.

ME TE LEXUARAT