Zgjedhja e Presidentit, aleati i Bashës ironi me Ramën: Po bind veten se ka shumicën, por…

Politikë

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai është kthyer në një pengesë për anëtarësimin e vendit në Europë. Dule gjithashtu u shpreh se Rama lejoi shndërrimin e vendit në Kanabistan që të ardhurat t’i përdorë për të blerë zgjedhjet.

“Problemi i tij është se akoma kujton se gëzon shumicën,” tha Dule ndaj kryeministrit, raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Problemi me kryeministrin është se ende përpiqet që të bindë veten se gëzon shumicën. Mund të ketë formalisht një shumicë që i jep statusin e partisë por ajo që është e sigurtë është diskonkordanca me besimin në qeveri. Qytetarët çdo ditë distancohen nga qeveria e dështimit perfekt. Me këto qëndrime sjell një stuhid në çdo drejtim. Rama duhet të konceptojë se le një gjurmë negative.

Precedentin e krijon vetëm ai. Në bazë të raporteve të OSBE-së zgjedhjet e 2015-s që adiministrohen nga Rama ishin hapa mbrapa. Zgjedhjet e zhvilluara në Dibër, Korcë apo Ersekë vetëm të tilla nuk mund të konsiderohen. Në 2013-n blerja e votës ishte fenomen në dukje, ndërsa në Dibër ishte fenomeni kryesor.

Rama lejoi shndërrimin e vendit në Kanabistan që t’i investojë të ardhurat në blerjen e zgjedhjeve. Rama po bëhet pengesë kryesore për anëtarësim në Europë. Shqipëria duhet të dalë nga harta e blerjes së zgjedhjeve. Opozita është në kahun e duhur dhe po bën çmos që të mbrojë procesin zgjedhoR,” tha Dule.

ME TE LEXUARAT