Zbulimi i pabesueshëm: Ja cfarë fshihte brenda kjo piano...

Soft

Pronarët e një pianoje të vjetër në Angli shtangën kur zbuluan se brenda saj fshihej një thesar i vërtetë.

Ata e çuan instrumentin e vitit 1906 në servis, me shpresën se mund të rregullohej, por ajo që nuk prisnin ishte që punonjësit të gjenin të fshehur brenda saj monedha ari të mesit të shekullit 19 dhe fillimet e shekullit 20.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë pronarët e pianos para vitit 1983, por deri më tani nuk kanë patur fat.

Nëse pronari i monedhave apo trashëgimtarët e tyre nuk gjenden, atëherë ky thesar i kalon pronarëve aktualë të pianos.

Eskpertët shpjegojnë se këto monedha mund të jenë fshehur në mesin e Luftës së Parë Botërore, 2 ose 3 breza më parë. Ata shpjegojnë se ky thesar është tmerrësisht i çmuar. Vetëm 1 monedhë përllogaritet të vlejë rreth 200 paund.

ME TE LEXUARAT