Zbardhen detajet/ Prokuroria: Kamioni me 8 ton drogë hyri në Qafë Thanë dhe s’u skanua në Durrës

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbuluar nga prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur kamionin me 8 tonë marijuanë i cili më 8 shkurt 2017 u sekuestrua në territorin e Venecias. Mësohet se kamioni me rimorkio, kishte mbërritur pak orë para ndalimit me me tragetin e linjës Shqipëri- Itali.

Kamioni kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia për të kaluar tranzit më pas në Itali dhe me drejtim final Belgjikën.

Dje me me vendim gjykata u arrestuan 4 punonjës të policisë të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Thanës në Pogradec.

Kamioni hyri nga Qafe Thana- Prokuroria deklaron : Kamioni që drejtohej nga shtetasi maqedonas Z.S kishte hyrë në Shqipëri më 4 shkurt 2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe pasi pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamionit s’iu be skaneri ne Durres- Prokuroria deklaron se kamioni nuk i është nënshtruar kontrollit të skanerit në portin e Durrësit dhe është lejuar të hipë në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

“Po me datë 5 shkurt në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).

Dyshimet e italianeve- Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëhërë hetimet proaktive.

Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.

Vulosja ne Qafë Thanë – Nga veprimet e kryera nga autoritetet italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritetet Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.

S’u regjistrua në sistemin TIMS- Nga verifikimet prokuroria deklaron se në Qafë Thanë kamionit i është bërë një kontroll sipërfaqësor

“Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar”

Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punojësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali”

“Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës” informon prokuroria e Krimeve të Rënda

Dje Efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ekzekutuan arrestimin e punonjësve të Policisë, të dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si më poshtë:

Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni

Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje

Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje

Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”

ME TE LEXUARAT