Xhafaj: Vetting në radhët e uniformave blu, policët do të betohen kundër kanabisit

Aktualitet

Deri më 15 prill të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të kenë dorëzuar në drejtoritë apo komisariatet përkatëse deklaratën e nënshkruar, ku do të marrin përgjegjësi personale, por edhe familjare për moslejimin dhe denoncimin e kultivimit të kanabisit në zonat që mbulojnë.

Të kontaktuar nga Top Channel, drejtues të lartë të uniformave blu thonë se nisma është në proces dhe për momentin po diskutohet ende se deri ku do të shtrihet përgjegjësia familjare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraprakisht mendohet se nën "patronazhin" e efektivëve do të jenë vetëm familjarët e rrethit të ngushtë që jetojnë me ta në një banesë, por edhe familjarë të tjerë shumë të afërt, në rastet kur banojnë pranë njëri-tjetrit, ose në të njëjtën zonë.

Sipas drejtuesve të policisë, kjo është një masë që pritet të japë rezultatet e veta në sfidën e shpallur për vitin 2017, atë të zhdukjes së fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe që i bashkangjitet planit kombëtar.

Në fjalimin e parë si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, foli për veting edhe në radhët e policisë, që u mbështet edhe nga zv.kryeministri Niko Peleshi, i cili paralajmëroi ndëshkime për zyrtarët që nuk do t’u përmbahen detyrave të strategjisë.

Ndërkohë, pas më shumë se një muaji të kontrolleve në terren, policia ka arritur të gjejë një sasi të konsiderueshme fare kanabisi.

Në fshatin Krutje e Poshtme në Lushnje, në banesën e shtetasit Gëzim Goga, uniformat blu gjetën 8550 fara, sasi kjo e mjaftueshme për të mbjellë dhjetra parcela.tch

ME TE LEXUARAT