Ministri Fatmir Xhafaj "përplaset" me deputeten e LSI-së, ja debati

Politikë

Ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka debatuar sot me deputeten e LSI-së, Silva Caka. Caka u ankua se një nga dokumentet e rendit të ditës nuk ishte në tryezë.

Menjëherë reagoi Xhafaj, i cili i kujtoi deputetes së LSI-së se duhet të vinte në orar, pasi dokumentet nuk do t’ia dërgonin në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga debati:

Silva Caka: Mungon një nga dokumentet e komisionit.

Xhafaj: Mos hajde me vonesë, hajde në orar se ne nuk do harxhojmë letra kot t’i lëmë në tavolinën bosh. Merre në zyrë sikur vjen nga posta.

Caka: Nuk ankohem vetëm unë.

Xhafaj: Ne dokumentet nuk do t’i sjellim në shtëpi.

Caka: Nuk ka nevojë në shtëpi, të jenë në tavolinë.

ME TE LEXUARAT