Të shtëna me armë zjarri në Zvicër, plagoset 35-vjeçari shqiptar

Kliko per me shume info

Një shqiptar nga Kosova është plagosur me armë zjarri në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Niederurnen, qyteti Glarus, ndërsa i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar nga Kosova, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raporton suedostschëeiz.ch.

Kliko per me shume info

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa është transportuar me ambulancë në spitalin e qytetit.

Zëdhënësi i policisë në Glarus tha se pas ngjarjes janë arrestuar 5 të dyshuar. I dyshuari kryesor i cili u arrestua në vendngjarje është një emigrant 43-vjeçar.

Dy bashkëpunëtorë të dyshuar tentuan të arratisen, por janë arrestuar në Sargans dhe në Ziegelbrücke.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por sipas zëdhënësit të policisë, Rudolf Gubser i plagosuri dhe autorët kanë debatuar në telefon para ngjarjes.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here