Vrasja e dy shqiptarëve në Bazel për vjedhjen e 2 kg heroine?

Aktualitet

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga vrasësit e dy shqiptarëve në Bazel në Zvicrës. Kur kanë kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë, në të cilën mbeti i plagosur rëndë edhe një person i tretë po shqiptar, mediat zvicerane shkruajnë se atentati dyshohet të jetë një hakmarrje për vjedhjen e një sasie droge.

Portali “20 minuta” shkruan se ka mësuar nga burime të ndryshme se vrasja e dyfishtë lidhet me vjedhjen e 2 kg heroinë një shpërndarësi droge në Zvicër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se të paktën një nga viktimat të ketë qenë i përfshirë në vjedhje dhe sulmi të ketë pasur si motiv hakmarrjen.

Ishte mbrëmja e së enjtes, kur tre shqiptarët, 28 vjeçari Mirjan B, 39-vjeçari Orges P dhe 24 vjeçari Festim D ishin ulur në një tavolinë në Cafe 56, kur dy persona u futën në lokal dhe qëlluan në drejtim të tyre.

Fillimisht është qëlluar me armë Festim. D, që mbeti i plagosur rëndë. Në këto kohë Mirjani është ngritur nga tavolina për të ndaluar agresorin dhe për ti marrë armën. Në atë moment ata kanë qëlluar mbi Mirjanin dhe Orges P duke i lënë të vdekur në vend.

Viktimat ishin në Zvicër si turistë. Prokuroria e Baselit ka sekuestruar telefonat e të gjithë shqiptarëve që gjendeshin në tavolinë mbrëmjen e krimit, por nuk ka dhënë detaje nëse ka mundur të nxjerrë informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes.

Një nga viktimat i dënuar për plagosje në Itali- Në 2014, Mirjan. B ishte dënuar nga gjykata e Savonas me 6 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për plagosjen e një bashkëatdhetari të tij.

Me 12 mars të 2012, Mirjan B sëbashku me tre persona të tjerë kishin dhunuar në lokalin “Raggio di Sole” në një lagje të Savonas Aldo Cukën, duke e rrahur keq me shkopinj dhe shufra hekuri.

Vetëm në sajë të ndërhyrjes së pronarëve të lokalit dhe klientëve të tjerë ai kishte shpëtuar gjallë me një krah të thyer dhe të nxira në trup.

Mirjan B do të arrestohej nga policia në maj të 2012 për akuzën e plagosjes, por edhe si i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

Ai u kap ndërsa po fshihte drogë në një pyll në Savona.Mirjan B iu sekuestrua 1 kg kokainë në gjendje të ngurtë dhe 416 gramë e presuar.

ME TE LEXUARAT