Vajzën e zë halli me faturinon e Ndroqit: Ju lutem më ndihmoni, po vdes për të

Soft

Ka njerëz që nuk besojnë tek dashuria me shikim të parë, sikurse ka edhe të tjerë që e kanë vërtetuar se kjo lloj dashurie ekziston.

Ditën e sotme në redaksinë e JOQ ka shkuar një mesazh nga një vajzë, e cila thotë se e ka zënë një hall i madh pasi i ka rënë në kokë për një djalë, të cilin e ka parë vetëm një herë në jetën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza tregon se ka dy ditë që nuk e ka zënë gjumi për këtë djalë, i cili punon faturino në një prej autobusëve të linjës Ndroq-Qendër.

Dje në mëngjes rreth orës 9 hipa në autobusin e Ndroqit nr. 7 dhe më ka ngel në mendje faturino i autobusit. Ishte një djalë shumë sexy, me pak mjekër e flokë të zinj. Të lutem postoje se më ka ngel fiksim, po vdes për të. Ka dy ditë që s’më ka zënë gjumi”, - thotë vajza.

Nëse dikush nga ju e njeh, ne e ftojmë të komentojë dhe ndoshta vajza do t’i shkruajë vetë. Gjithashtu s’do ishte keq nëse e reja bën edhe një udhëtim tjetër në të njëjtën orë me të njëjtin autobus, ndoshta ka fat dhe e gjen sërish...

ME TE LEXUARAT