Kalon në Qeverinë e Kosovës projektligji për formimin e ushtrisë

Kosovë&Rajon

Ministria për FSK-në procedoi mendimin për projektligjin në Qeverinë e Kosovës.

Sipas planifikimit, Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), tani më ka përgatitur dhe ka proceduar për në Qeverinë e Republikës së Kosovës, mendimin për Projektligjin Nr 05/L-156, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MFSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështet miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; që do të rezultonte me krijimin e bazës ligjore me qëllim të përmirësimit dhe ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes dhe sigurisë me kapacitetet e nevojshme shtetërore, në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore, si dhe përmbushjen e synimeve për integrime euro-atlantike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së FSK-së.

Javën e kaluar presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit këtë projektligj, ndërsa Kryesia e Kuvendit me unanimitet e ka proceduar në ekzekutiv. Kurse tani pas shqyrtimit nga Ministria e FSK-së, ky projektligj së bashku me vërejtjet do t’i dorëzohet Qeverisë.

ME TE LEXUARAT