E masakroi bashkëshorti duke e hedhur nga dritarja, gjykata vendos për kujdestarinë e fëmijëve të Liljana Rukos

Kliko per me shume info

Kujdestarinë e fëmijëve 7 dhe 4 vjeçarë të Liljana Ruko Zhazhës mësohet se e ka vëllait të kësaj të fundit Robert Zhezha. Gjykata e Fiert e ka marrë këtë vendim ditën e sotme, ndërsa lajmin e bën me dije deputetja demokrate Majlinda Bregu, e cila shkruan se është e gëzuar që në këtë rast drejtësia tregoi se nuk mund të jetë vetëm në letër.
“Lajmi me i mire i kesaj te hene.Dy femijet e Liljanes( Zhezha),-gruas fatkeqe qe u vra per vdekje nga burri duke e hedhur prej ballkonit,-gjykata e Fierit ia ka lene ne kujdestari dajes duke rrezuar kerkesen e babait qe femijet te rriteshin ne shtepine e femijes!Jam e gezuar se ne kete rast drejtesia tregoi se nuk mund te jete vetem leter dhe sidomos kur behet fjale per interesin me te larte te femijes eshte dhe shpirt. Ejona dhe Albani do te rriten me dajen ne familjen e tij.Tani eshte radha e Bashkise se Fierit te mundesoje dhenien e ndihmes per kujdestarine e dy femijeve jetim”.
Liljana Ruko Zhazha gjeti vdekjen në dhjetor të 2016 pasi u hodh prej bashkëshortit të saj Fredi Ruko nga dritarja e katit të katërt të banesës ku jetonte në lagjen ’11 Janari’ në Fier.
Kërkesë-padia për kujdestarinë e fëmijëve u kërkua nga daja i fëmijëve, pasi babai i tyre kishte kërkuar që fëmijët e tij të dërgoheshin në jetimore sepse duke ndenjur me dajën ata do të edukoheshin me frymën që të urrenin babanë e tyre.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here