Arrestohen tre të dyshuar për atentatin ndaj politikanit Azem Vllasi

Kosovë&Rajon

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi. Fillimisht Policia kishte arrestuar Murat Jasharim, Avni Llumenicën, kurse në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar i tretë për përgatitjen e sulmit.

“Pas një angazhimi operativo-hetimor është arritur të arrestohet i dyshuari që ka kryer këtë akt se bashku me një person tjetër po ashtu të dyshuar. Kurse në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Ndërkohë që ka filluar gjykimi ndaj të dyshuarve Muraj Jashari, dhe Avni Llumnica si dhe një personi tjetër për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi ka filluar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ndërkohë që seanca fillestare për dy të dyshuarit është duke u zhvilluar pa praninë e mediave.

Kjo me arsyetimin e gjyqtares së rastit se rasti është në shqyrtimin fillestar dhe se mediat nuk mund të lejohen në seancën ku caktohet masa e sigurisë ndaj të dyshuarve.

ME TE LEXUARAT