Ndeshja me Tiranën, qëllohet me gurë autobusi i tifozëve të Vllaznisë

Sport

Një incident ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Autobusi i tifozëve të Shkodrës është goditur me gurë nga disa persona ende të paidentifikuar. Megjithatë policia ka shoqëruar dy persona të dyshuar të lidhur me ngjarjen në komisariat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat Shqiponja kanë mbetur ne trafik dhe për nje moment janë bllokuar duke mos arritur të shoqërojnë autobuzin e tifozëve.

Në këtë mënyrë tifozët e Tiranës kanë goditur me sende të forta në drejtim të autobuzit ne te cilin ndodheshin rreth 50 tifozë.

‘Klasikja’ e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, që ishte edhe takimi hapës i javës së 27 të kategorisë Superiore ka përfunduar në favor të miqve me rezultatin 1-2.

ME TE LEXUARAT