Ankesa e padëgjuar e gruas: Çova fëmijët në qendër tregtare në Tiranë, na vodhën atletet!

Aktualitet

Qytetarët kanë dhënë vlerësime negative në shumicë për qendrën tregtare Tirana Ring Center e njohur ndryshe edhe si ORING.

Në masën dërrmuese, qytetarët ankohen për pagesën e parkimit për automjetin ndërsa thonë se shkojnë aty për të blerë, pra për ti bërë xhiro qendrës tregtare në fjalë por detyrohen të paguajnë edhe parkingun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, ka qytetarë që ankohen për cmimet e larta, për ngadalshmërinë e ashensorëve dhe për një sërë cështjesh.

Më unikja nga të gjitha ankesat, është ajo e një gruaje që shkruan me kritikë duke thënë se shkoi me fëmijët e saj dhe i dërgoi ata tek këndi i lojërave për fëmijë, por kur doli, atltetet e fëmijëve ia kishin vjedhur.

Ja disa nga përshtypjet e qytetarëve:

M.Zh shkruan:

Bukur deri ne momentin qe kane vendosur pagese mbi parkimin. Ndoshta kjo e ben unike !! Per te mos permendur ngathtesine e ashensorit.. Nga -3 deri ne katin e 4-rt personalisht e kam bere per 13 minuta me ashensor.. Fiks si ajo batuta, a do vish te coj une me makine? Jo vllai rrofsh, po eci se e kam me nxitim

G.Ç shkruan:

Eshte e turpshme qe ne nje qender tregtare te vish per te blere dhe te paguash edhe parkimin. Nuk e gjen ne asnje qender tjeter tregtare ne vend, per te mos folur per Evropen. Turp!

L H shkruan:

Sherbimi i kamarierve tek kafja vlen per te deshirur,sikur i kishin mare me dhun ne pun.

Edukaten lere fare si lokal ne nje qender aq te bukur.mirse erdhet mirupafshim ta haroni,por dhe kur marin porosin fillimin ndegjojn vazhdimin e porosis e plotsojn vet.

A.N shkruan:

Ndryshimi me qendrat e tjera eshte se parkimin e kishin free vetem per administraten. Klientela paguan parkimin te pakten 2000 leke!!!!

M.K, shkruan:

Shkova heren e pare,ashensori ishte per faqe te ,zeze,dergova femijen te lojrat dhe kur dolem I kishin vjedhur atletet.

O.K shkruan:

Cmimet me te larta se teg e qtu e shum te tjere sidomos veshjet shum e zhgenjyer

R.A shkruan:

Sh mire me pelqen por vetem parkimi me lek me acaron 100lek ora ..

S.SH shkruan:

Parkingu jo vetem me lek... Po gjobe 1000 leke te reja kur humb bileten e hyrjes ne parking. TURP!!!

E.M shkruan:

Qenra tregtare STRESUESE . Te presesh nje ore me femije te vogel ashensorin ..dhe kur hipem bam nja kater here xhiro nga -2 deri -1 po pas dhjet minutash arrije ne katin qe deshiroje ..

ME TE LEXUARAT