Tirana ndal kampionët, Skënderbeu përkohësisht në krye

Sport

Ndeshja kryesore e javës së 25 dhe ajo që ngriti siparin e Kategorisë Superiore dhuroi një barazim emocionues 2-2 mes Tiranës dhe Skënderbeut, një ndalesë që gjithsesi i jep skuadrës korçare kryesimin e përkohshëm.

Sfida e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” prishi ekuilibrat që në minutën e 4 kur në një goditje këndi, Edeh shënoi me kokë pranë vijës fatale për Tiranën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Barazimi erdhi pas një faulli në zonën e bardhebluve që solli penalltinë e konvertuar nga Salihi, por nuk ishte e thënë që skuadrat të shkonin në pushim kështu.

Një supergol i Hoxhallarit me një goditje dënimi ngriti peshë tifozët kryeqytetas dhe i dha sërish epërsinë Tiranës.

Barazimi final erdhi pas një ngulmimi të Latifit që u ndal nga shtylla por favorizoi Salihin në tentativën e dytë në zonë.

Të shtunën zbresin në fushë dy pretendentët e tjerë, Korabi pret Kukësin dhe Partizani luan ndaj Flamurtarit./tch

ME TE LEXUARAT