Thaci dorëzon në Kuvend projektligjin për formimin e ushtrisë së Kosovës

Kosovë&Rajon

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pritet t`ia dorëzoj Projektligjin për Ushtri.

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Zyra për Informim e Kuvendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet e Rtklive bëjnë të ditur se Thaçi do t'ia dorëzoj Veselit Draft-Ligjin për Ushtri.

Ndryshe, Ligji për Ushtrinë e Kosovës ka kohë që është duke pritur. Madje, kjo ka qenë agjendë dhe premtim qeveritar në tri vitet e fundit.

I gjithë spektri politik në vend prej kohësh kërkon miratimin e një Ligji për Ushtrinë e Kosovës, por ka qenë Lista Serbe ajo e cila në vazhdimësi ka penguar aprovimin e tij.

ME TE LEXUARAT