Thaci nga Gracanica: Serbia rrënoi 300 xhami në Kosovë, bëri gjenocid

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në popullatën e Kosovës.

Ai duke folur në një debat me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medieve në Garaçanicë ka thënë se e gjithë bota e ka ditur kush e ka nisur luftën në ish-Jugosllavi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka rrënuar xhami, texhe e kisha katolike.

“Gjithë bota e dinë kush e ka provokuar luftën, gjithë spastrimi e gjenocidi është kryer nga shteti i Serbisë, lufta në Kosovë është udhëhequre direkt nga Beogradi. Gjatë tërë luftës janë rrënuar diku rreth 300 xhami, disa texhe dhe 7 ose 8 kisha katolike. Tëra këto rrënime kanë pasur vlera të përmasave gjigante historike, dhe këto shëmti janë orientuar dhe dirigjuar nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë. As edhe një monument i komunitetit serbë gjatë tërë periudhës së luftës nuk është cenuar. Dhe ky është fakt i pakontestueshëm sepse lufta ka qenë për pavarësi e jo kundër popullatës civile, për këtë arsye edhe e kemi fituar luftën bashkë me miq”, ka thënë Thaçi.

Thaçi: Serbia s’ka prona në Kosovë

Në debatin që po e zhvillon presidenti Hashim Thaçi me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërisë civile, ai ka thënë se sa i përket deklaratave të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, për pronat e Kosovës, u përgjigj se Serbia nuk ka prona në Kosovë

Presidenti Thaçi ka thënë se Serbia nuk ka juridiksion në Republikën e Kosovës dhe se Serbia nuk ka prona në Kosovë.

“Vendimi i djeshëm për pronat i marrë nga Qeveria e Kosovës është vendim i drejtë dhe ligjor”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq dje kishte bërë një deklaratë pas vendimit të Qeverisë për pronat në Kosovë, ku ka thënë se ky vendim nuk është i drejtë për serbët e Kosovës apo edhe për Beogradin.

Thaçi në Çagllavicë: Ushtria do të bëhet

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi , deklaroi të enjten edhe njëherë se krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk ka kthim prapa. Ai tha se tani janë krijuar kushtet që të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës dhe zhvillimet në rajon e bëjnë të nevojshme këtë transformim.

Këto komente, presidenti Thaçi gjatë një debati të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë. Kosovës i duhet ushtria sikurse çdo shteti të pavarur dhe sovran.

Ai tha se ushtria e Kosovës do të jetë faktor i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se transformimi i FSK në Forca të Armatosura bëhet konform ligjeve.

Sipas tij, tani janë krijuar kushtet që të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri. ”Transformimin e bënë të nevojshëm edhe zhvillimet në rajon”, tha presidenti Thaçi .

Ky i fundit, edhe njëherë sqaroi se për miratimin e Ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, por tha se është mese e rëndësishme që për këtë nismë ta japin mbështetjen edhe deputetët serb. “Ne kemi diskutuar disa herë me Listën Serbe, por deputetët serb nuk janë të gatshëm ta përkrahin transformimin e FSK -së në ushtri. Lista Serbe shpesh ka deklaruar se janë të penguar nga Beogradi për ta mbështetur krijimin e ushtrisë”, tha Thaçi.

Ai elebaroi edhe një herë se pasur koordinim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe kryeministrin Isa Mustafa dhe nisma për krijimin e ushtrisë së Kosovës është në përputhje me nismat kushtetuese dhe legale.

“Nisma ime për krijimin e ushtrisë është bërë në koordinim të plotë me institucionet shtetërore relevante. Aspiratën për transformim të FSK-së në ushtri e kemi bërë me kohë dhe kjo aspiratë është përkrahur edhe miqtë tanë dhe në fakt është kërkesë e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie fetare apo politike”, tha ai.

Sipas tij, që nga themelimi i FSK-së, shtetet mike (Gjermania, Anglia, Franca....etj), por e dhe NATO kanë mbështetur FSK-në për të ngritur nivelin e saj në një nivel me standardet e NATO-s.

“Pjesëtarët e FSK kanë marrë pjesë në stërvitje ushtarake në gjithë botën dhe shpesh herë janë kthyer me mirënjohje. Prandaj, FSK ka përmbushur të gjitha kërkesat që parashihen me kornizën e FSK-së”, th presidenti Thaçi në debatin e hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë.

Asociacioni s’po bëhet shkaku i bojkotit të Listës Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile serbe në Kosovë, ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe nuk po themelohet për shkak të bojkotit të përfaqësuesve serbë të Kosovës.

Ai ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet dhe Qeveria është zotuar që të fillojë ky proces sa më shpejt.

“Jemi në pritje të rikthimit të listës serbe, diçka e tillë nuk do të diskutohet me Serbinë por me përfaqësuesit e serbeve në Kosovës’, tha ai.

Ai tha se Kosovën e presin vendime të rëndësishme, siç është edhe Asociacioni i komunave serbe, i cili do të ndërtohet në bazë të vendimit të Kushtetueses, por në të njëjtën kohë po presim përfaqësuesit serb që të kthehen.

ME TE LEXUARAT