Tentoi të mbronte shokët e tij, masakrohet me thikë studenti shqiptar në Suedi

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një 18-vjeçar shqiptar i cili është qëlluar me thikë dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Suedi, ku shqiptari Suad Hajron Shkreli me origjinë nga Peja, jetonte me familjen prej kohës së luftës në Kosovë dhe studionte për mjekësi.

18-vjeçari është qëlluar me thikë mbrëmjen e së mërkurës, më 22 mars, rreth orës 21:30 nga disa persona që ende nuk janë identifikuar. Suadi ka qenë me disa miq të tij në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Ai është qëlluar disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë disa orë më pas në spital, ndërsa të plagosur rëndë kanë ngelur edhe dy miq të tij. “BalkanËeb” shkruan se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fast food-i “Mc.Donald”, në kryeqytetin suedez Stockholm, 30 metra larg banesës së familjes Shkreli.

Suad Shkreli është përfshirë në ngjarje pasi ka dashur të mbrojë shokët e tij, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar se një prej autorëve ka bërtitur “Allahu Ekber” para se të sulmonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

18-vjeçari, siç bëhet e ditur nga burime të afërta me familjen, ishte djalë i vetëm i familjes Shkreli. Jo zyrtarisht thuhet se sulmuesit, ishin shtetas të huaj, nga vendet myslimane.

ME TE LEXUARAT