Tentoi të largohet nga Shqipëria, kapet në kufi 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Policia kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga një person një ditë më parë, i cili është i shpallur në kërkim.

Mësohet se 34-vjeçari Malton Lleshi, me banim në Tiranë është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale: "Mashtrimi".

Siç bëhet me dije, Lleshi është arrestuar teksa ka tentuar që të dalë nga territori shqiptar, përmes pikës së kalimit në Kapshticë.

ME TE LEXUARAT