E pabesueshme sa telefona ka shitur Samsung gjatë vitit 2016

Teknologji

Përkundër vështirësive në fund të vitit 2016, Samsungu ka mbetur në krye të listës për shitje të telefonave.

Gjiganti korean, sipas Strategy Analytics, ka shitur 308.5 milionë njësi vitin e kaluar, derisa Apple është në pozitën e dytë me 215.5 milionë iPhonë të shitur.

Sidoqoftë, çmimi i lartë i telefonave i ka dhënë Apple më shumë fitime. Gati 80 për qind e fitimeve kanë përfunduar në xhepin e kompanisë amerikane, që i bie 44.9 miliardë dollarë nga totali prej 53.7 miliardë dollarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në krahasim, Samsung Mobile ka fituar vetëm 14.6 për qind ose 8.3 miliardë dollarë – kjo shifër ka ndikuar shumë nga skandali me Galaxy Note 7.

ME TE LEXUARAT