Taulant Balla kërkesë opozitës për të enjten: Të votojmë ligjet e reformës në drejtësi

Politikë

Ditën e sotme deputeti Taulant Balla i bëri apel opozitës të vijë në Kuvend të enjten për të votuar ndryshimet në Kodin e Procedurës penale, Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të cilat janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Balla pas mbledhjes me grupin e PS-së, i bëri kërkesën opozitës.

“Maxhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për të ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësuese përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend të vijnë të votojnë ligje shumë të rëndësishme sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal të cilat do të intensifikojnë më tek luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tone/’’- tha Ai.

ME TE LEXUARAT