Vendimi/ Taksat e makinave, ja periudha kohore dhe vlera që do të falet

Aktualitet

Një vendim i ri është marrë për taksat e makinave nga Ministri i Financave në Komionin e Ekonomisë. Mësohet se drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar taksat nga 2011-2015 do të falen. Vlera e taksave që propozohet të fshihen arrin në 5.3 miliardë lekë dhe përfitues do të jenë ato pronarë mjetesh që do të nxjerrin makinën nga qarkullimi.

Sot ka nisur shqyrtimin projektligji për faljen e një sërë detyrimesh të individivëde dhe bizneseve.

Ç’regjistrimi

Pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente. Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjetit dhe duhet të paraqesë lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rast se nuk i ka këto dokumente, i kanë humbur ose i janë vjedhur, duhet të paraqesë denoncimin nga policia. Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes se detyrimeve tatimore”. Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit, Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjitha mjetet që përfitojnë nga falja. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transporit Rrugor bëjnë të ditur se do të çrrgjistrohen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor 2011.

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si, taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarët e makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.g.sh

ME TE LEXUARAT