Skandali, Banka britanike HSBC ndihmoi milionerë e trafikantë të shmangin taksat

Bota

hsbc15Rrjeti gjigand bankar britanik HSBC është përfshirë ne një skandal, pasi ka përdorur degën e saj ne Zvicër per te ndihmuar klientët e pasur, për t’iu shmangur pagesës se taksave. Fjala eshte per llogarite e me shume se 100 mije klientëve nga mbi 200 vende te botes me vlerën e 180,6 miliardë eurove.

Identitetet e tyre janë fshehur prej bankës. Ne liste përfshihen nga trafikantet e armeve dhe drogës, tek financuesit e organizatave terroriste, politikane, biznesmenë, yje te show bizz dhe emra te njohur te sportit, citon vizionplus. Skandali qe u publikua nga Konsorciumi ndërkombëtar i Gazetareve Investigative, ishte zbuluar pas rrjedhjes se informacionit nga nje ish-punonjës i bankës ne vitin 2007. Sipas mediave, me shume se 5,7 miliard euro jane zhvendosur vetem per llogari te klientëve franceze, ndërsa ne liste figurojnë edhe shtetas nga Ballkani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banka e dytë më e madhe tregtare në botë, HSBC, po përballet tashme me akuza të rënda per ndihmën e klientëve qe kane kryer evazion fiskal.

Ne 60 mije dosje dokumentet tregojnë se HSBC ka ndihmuar ne hapjen e llogarive sekrete në Zvicër dhë shmangien e tatimeve ne menyre te paligjshme. Nder emrat e njohur qe nuk kane paguar taksat jane edhe aktori John Malkobich, pilotet Michael Shumacher dhe Fernando Alonso, si dhe futbollisti Diego Forlan.

ME TE LEXUARAT