Prostitucion, grabitje dhe luftë me policinë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Aktualitet

Azem Jella, 36 vjeç, është arrestuar nga policia e Kasertas në Itali dy ditë më parë, pasi ishte në kërkim që prej dhjetorit 2014.

Ndaj tij rëndonte masa e sigurisë së arrestit me burg dhënë nga gjykata e Apelit të Ankonas, për vjedhje në banesë, posedim të pasurisë së vjedhur, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë (efektivëve të policisë) , shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera, raportojnë mediat lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Azem Jella (foto) është ndjekur nga agjentët e policisë së Kasertaas prej disa kohësh, të cilët arritën ta arrestonin teksa ishte duke udhëtuar me një makinë me targa polake, e marra me qira nga një tjetër person, me iniciale D.F.. Ky i fundit, i punësuar nga shqiptari, ishte personi që i jepte makinës.

Në momentin e kontrollit, i kërkuari u tregoi efektivëve një dokument identiteti dhe një patentë rumune, që pas kontrolleve të mëtejshme rezultoi false.

 

ME TE LEXUARAT