U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjendet pa jetë shqiptari

Aktualitet

Polumbarët në qytezën e “Città di Castello”, në Itali, nxorën nga lumi Tiber trupin e pajetë të një të riu shqiptar.

I riu 20-vjeçar, Diljon D. ishte hedhur në lum ditë më parë, gjatë një tentative për t’i shpëtuar policisë pasi po ndiqej për një vjedhje të kryer në qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari është gjetur disa kilometra larg vendit ku u hodh me bashkëpunëtorin e tij maroken, gjatë arratisjes nga policia.

Trupi i pajetë u dërgua në Peruxhia për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ekspertët duhet të zbulojnë shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit.

Diljoni nuk kishte shkuar në shtëpi prej dy ditësh dhe të dielën, prindërit e tij e denoncojnë zhdukjen në polici. Ata paraqiten aty së bashku me familjen e shokut të viktimës.

Marokeni kishte thënë përpara policisë se ishte autori i vjedhjes së dyqanit së bashku me shqiptarin. Shuma e sendeve të vjedhura shkonte tek rreth 150 euro dhe pas ndjekjes nga policia, ata ishin hedhur në lumë.

ME TE LEXUARAT