Shqiptari i vdekur “ngrihet nga varri”: Kam 8 vjet që jam gjallë

Aktualitet
Shqiptari i vdekur “ngrihet nga varri”: Kam 8 vjet që jam

Më 24 mars bëhen 8 vjet që prej kohës kur Rrahim Bajrami u shpall i vdekur. Por “vrasësit e tij” asnjëherë nuk u gjykuan. Gjyqtari Sami Gërdovci dhe avokati Meriman Vehapi vendosën nënshkrimet e tyre mbi dokumentet, sipas të cilave, Rrahim Bajrami nuk jeton më.

Por ai po vazhdon të kërkojë drejtësi për të ndjekur ata që këtë e bënë me një qëllim, që të përfitojnë nga toka e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi 10 kilogramë dokumente e 100 seanca gjyqësore ka mbajtur në këto 8 vjetët e fundit.

Kohavisioni ka kontaktuar Odën e Avokatëve të Kosovës, por pavarësisht që kanë premtuar përgjigje, zyrtarët e saj nuk e kanë kthyer atë. Në aktin juridik, me të cilin Bajrami ishte shpallur i vdekur, figuron edhe emri i Ibrahim Shalës si avokat, por në dokumentet e lëshuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës thuhet se në këtë institucion asnjëherë nuk ishte regjistruar ndonjë avokat me emër të tillë.

E gjithë historia nisi nga këto 57 hektarë tokë, të cilën Rrahim Bajrami thotë se e ka blerë në vitin 1970 nga Urosh Steviç, por që asnjëherë nuk kishte arritur ta përkthente në emrin e tij, pavarësisht se atë e kishte shfrytëzuar deri në fund të luftës. Por, pas luftës, toka u rishit nga i biri i Urosh Steviqit.

Sidoqoftë, Bajrami kishte arritur të merrte pronësinë e tokës në 2010, por pas ankesës, apeli e kishte kthyer lëndën e tij në rigjykim, e që nuk u mbajt kurrë.

I lodhur nga neglizhenca e sistemit të drejtësisë, ai ka qarë hallin e tij në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

ME TE LEXUARAT