Shqiptarët i çanë kafkën me leva, humb jetën 20-vjeçari

Aktualitet

I riu Emanuele Morganti i cili u masakrua nga një grup të rinj shqiptarësh, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në një spital në Romë.

Sipas policise, 20 – vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por fatkeqësisht dëmtime e marra për shkak të grushtave, shkelmave e shufrës së hekurit kanë qenë fatale për të riun nga Frosinone.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas italianes “Corriere della Sera”, Emanuele kishte pësuar fraktura të shumta në kafkë e qafë, ndërsa goditja me hekur i kishte shkaktuar atij hemoragji cerebrale.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të natës të së premtes, në qendër të Alatrit. Mesohet se 20 – vjeçari ndodhej në një lokal me të dashurën e tij kur u përfshi në një debat me një të ri shqiptar.

Në këtë moment kanë qenë pronarët e lokalit që i kanë nxjerrë jashtë. Por i riu italian nuk e dinte që shqiptari kishte thërritur miqtë për ndihmë.

Me të dalë jashtë në rrugë shpërtheu një sherr mes dy grupeve të të rinjve, shqiptarë e italianë.

Të paktën 9 persona janë personat e dyshuar nga policia si autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ata janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje, ndërsa dëshmitarë të shumtë kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë.

ME TE LEXUARAT