Përfundon sfida me Italinë, Shqipëria humb 0-2 në Palermo

Sport

Italia ka mundur Shqipërinë me rezultat 2-0. Kombëtarja shqiptare e nisi mjaft mirë duke u shfaqur edhe kërcënuese, por e pësoi në minutën e 12- të të takimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ka qenë Immobile që ka shënuar në minutën e 70 të ndeshjes duke vulosur fitoren e Italisë.

Pas kesaj fitorje Italia ndodhet në vendin e parë në grup me 14 pikë, ndërsa Shqipëria e katërta me 6 pikë.

MIN 70 Italia ka shënuar golin e dytë me anë të Immobile.

MIN 57 Rifillon takimi mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në fillim të pjesës së dytë tifozët kanë nisur të hedhin fishekzjarre dhe tymuese në stadium, cka e ka detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen për disa minuta.

Stadiumi është mbuluar nga tymi dhe arbitri u ka kërkuar futbollistëve të shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë futbollistët e Kombëtares janë afruar pranë tifozëve dhe u kanë kërkuar atyre të jenë të qetë dhe t'i lënë të luajnë këtë ndeshje mjaft të rendësishme për Shqipërinë.

Pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri - Itali është mbyllur me rezultat 0 - 1. Goli është shënuar nga De Rossi, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Kombetarja gjatë pjesës së parë ka luajtur mirë duke rrezikuar disa herë portën e Italisë.

MIN 23 Agolli ndëshkohet me karton të verdhë.

MIN 12 Italia ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë në minutën e 12 të lojës. Ka qenë De Rosi që është treguar i saktë nga pika e penalltisë duke i dhënë avantazhin kombëtares italine.

Beloti është rrezuar në zonë pas një kontakti me Migjen Bashën dhe arbitri ka dhene penallti.

Gjithashtu Memushaj është ndeshkuar me karton të verdhë për protesta. Kuqezinjte e nisen mire duke kercenuar dy here porten e Italise qe ne minutat e para te ndeshjes./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT