Shoferi i urbanit në Vlorë habit të gjithë, ndalon në mes të rrugës dhe shkon të firmosë për “vetingun” (VIDEO)

Soft

Një qytetar në Vlorë ka firmosur një ditë më parë për ‘’Vettingun’’ në një moment të papërshtatshëm. Faqja GSH.al ka publikuar një video interesante, ku pasagjerët e një autobusi habiten kur shohin shoferin të frenojë në mes të rrugës dhe të zbresë nga mjeti.

Shoferi i është drejtuar qetësisht çadrës së stacionuar në mes të qytetit. Shoferi ka firmosur peticionin e shoqërisë civile që mbështet reformën në drejtësi dhe zbatimin e vetingut, kontrollit të figurës së gjyqtarëve e prokurorëve.

Pasi ka hedhur firmën, nën shakatë dhe vështrimet qesëndisëse të të pranishmëve, ai ka hipur sërish në autobus e ka vazhduar rrugën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

https://youtu.be/MdEpcsOmkUM

ME TE LEXUARAT