Zbulohet shkodrani që i ka rrëmbyer zemrën Marinës, vajzës së Eli Farës

Showbiz

Bukuroshja Marina, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, që shumë herë është kthyer në personazh të mediave rozë për shkak të hireve të saj seksi, ka pasur dje një ditë të shënuar në jetën e saj.

Pos ditëlindjes, Marina ka shpallur edhe fejesën me djalin që i ka marrë zemrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emri i tij është Edi Ismaili i cili është një djalë nga Shkodra dhe siç thonë miqtë e afërt të çiftit ata jetojnë prej kohësh një histori dashurie.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marina, me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, çka ka sjellë edhe ndryshimin e statusit të saj privat në “Facebook”.

ME TE LEXUARAT