Shifrat alarmante/ Për vetëm 3 muaj janë braktisur 11 fëmijë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Aktualitet

Braktisja e fëmijëve është bërë trend së fundmi në Shqipëri. Mësohet se për vetëm 3 muaj, rreth 11 fëmijë janë braktisur nga nënat e tyre në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka e kërkon zgjidhen në nivel lokal; pra në ngritjen e infrastrukturës nga bashkitë për të ofruar shërbime për këtë kategori.

Olta Xhaçka: Në të gjithë Shqipërinë, nga 61 bashki sot në 34 bashki ofrojnë shërbime sociale dhe cilësia e shërbimeve nuk është e njëjtë nga njëra bashki në tjetrën. Nevojitet standartizimi i këtyre shërbimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dhënat tregojnë që në shqipëri jetojnë në qendrat rezidencale 846 fëmijë, prej të vilëve 285 janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 561 fëmijë të tjerë.

Autoritetet po bëjnë përpjekeje të motivojmë familjet kujdestare të cilat ende mbeten të pakta për të shkuar drejt deinstitucionalizimit.

ME TE LEXUARAT