Sherr me De Biazin dhe largim nga Kombëtarja? Reagon Taulant Xhaka

Sport

Pas largimit nga grumbullimi i kombëtares shqiptare së bashku me mesfushorin tjetër Amir Abrashi dhe zërave për një sherr të mundshëm me trajnerin Gianni De Biasi ka reaguar vetë Taulant Xhaka. Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Bazelit, ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një foto me Abrashin.

Bashkangjitur fotos ai shkruan: “Deri në vdekje#Abrashi #TX14 # La Familia!”. Mësohet gjithashtu se pas përfundimit të ndeshjes ndaj Italisë, ku Xhaka dhe Abrashi nuk u aktivizuan asnjë minutë nga trajneri De Biazi, ata nuk udhëtuan me skuadrën drejt Shqipërisë për të qënë i gatshëm në ndeshjen miqësore kundër Bosnjës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një grindje mes të dyve, e mohoi dhe vetë tekniku italian në konferencë për shtyp.

ME TE LEXUARAT