SHBA godet Bashën, përsërit apelin: Jo bojkotit, PD të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan Hoyt Brian Yee, dha një mesazh të fortë sot për politikën shqiptare, ndërsa i bëri thirrje partive të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë një interviste për “Radio Televizionin e Kosovës”, Yee ripërëriti apelin e shtetit amerikan drejtuar opozitës shqiptare për të mos bojkotuar zgjedhjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria duhet së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe jo që t’i bllokojnë ato. Nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta. Kur të vijë koha – dhe për këtë ka datë sipas ligjit se kur duhet të mbahen zgjedhjet – ne shpresojmë se edhe në Kosovë zgjedhjet do të mbahen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Jo si shteg i ikjes dhe jo si mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë”, tha Yee.

Pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje kreut të PD-së që të ndalonte bojkotin në Kuvend dhe opozita të merrte pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një reagim zyrtar, Ambasada amerikane në Tiranë tha se administrata e Trump nuk e mbështet bojkotin e Partisë Demokratike, ndërsa apeloi për dialog mes palëve.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha deklaroi se kishte marrë mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës se Presidentit Trump si edhe me senatorë e kongresmenë.

ME TE LEXUARAT