Serbia s`mund ti anulojë vendimet e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Serbisë nuk ka mundësi që të anulojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës dhe deklaratat e tilla shërbejnë vetëm për nevojat e brendshme të udhëheqësve shtetërorë në Serbi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Deklarimet e Kelmendit pasuan qëndrimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, javën e kaluar, sipas të cilit qeveria e tij ka marrë “vendim për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj”.

Kliko per me shume info

Vuçiq tha se “ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit “Trepça”, në nëntor të vitit të kaluar kur, sipas tij, “ka anuluar” një vendim të Kuvendit të Kosovës që ka miratuar Ligjin për Kombinatin.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pronat e paluajtshme, që nxiti reagimin e Serbisë, u tha se ‘bazohej në ligjet dhe në Kushtetutën e Kosovës”.

“Ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Planin e Ahtisarit dhe ato vendime të Qeverisë së Serbisë janë inekzistente dhe jo valide për tërë territorin e Kosovës. Ato, ai [kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq] mund t’i zbatojë vetëm në territorin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

LEXO EDHE:  Deputetja e AAK-së nuk i ndahet romaneve, e ka me vete edhe në seancë

Ligji ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë, Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk i jep mundësi Qeverisë së Serbisë për të anuluar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se zyrtarë të Serbisë e kanë interpretuar gabimisht ligjin ndërkombëtar, pasi sipas tij, ditën e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, e gjithë pasuria e patundshme i takon shtetit që krijohet.

“Ajo nuk mund të bëhet për dy arsye: arsyet kushtuese dhe ligjit ndërkombëtar. Arsyet kushtetuese janë se Serbia nuk ka asnjë juridiksion ndaj Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur. Kurse arsyet e ligjit ndërkombëtar, që Serbia dhe juristët e tyre i dinë, që në momentin kur një shtet fiton pavarësinë, e që është rasti i Kosovës, ditën e shpalljes se pavarësisë, krejt pasuria e patundshmëria e shtetit pararendës i takon shtetit që krijohet”.

LEXO EDHE:  Pas Serbisë në Kosovë, Tusk: S’ka BE pa normalizim të marrëdhënieve

Hasani, deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, ndërkaq i konsideron ‘marketing për qëllime politike të brendshme’.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar ka vendosur që të gjithë pronën e patundshme të regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, ta kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës.

Edhe sipas planit të Ahtisarit “prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës në momentin e Marrëveshjes, do t’i kalohet në pronësi Kosovës”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, thotë se sipërfaqja më e madhe e regjistruar në emër të Republikës Federale të Jugosllavisë, kanë qenë pronat e Ushtrisë së Jugosllavisë.

“Të gjitha pronat që kanë të bëjnë më Armatën e Jugosllavisë, ajo ka qenë një ndër pronarët më të mëdhenj të numrit të objekteve dhe hapësirave në territorin e Kosovës, të gjitha institucionet shtetërore federative të asaj kohe . Pastaj, të gjitha institucionet republikane të Republikës së Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës. Janë rreth 85 titullarë që kanë më shumë se një pronë”.

LEXO EDHE:  Serbia liron vrasësin e 14 shqiptarëve që plagosi edhe një deputete

Pak vite më parë, autoritetet serbe patën deklaruar se pronat e shtetit të Serbisë në Kosovë përfshijnë një numër të madh edhe të ndërmarrjeve publike, por edhe pasuri tjetër tokësore, përfshirë edhe Brezovicën.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ka deklaruar se “që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në kuadër të dialogut.

Por, ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja e pronave në territorin e Kosovës “nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë” dhe se për to vendos “vetë Kosova”. (REL)

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here