Sekuestrohet mbi një ton kanabis, gjashtë në pranga

Policia serbe ka sekuestruar mbi një ton marijuanë, si dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si trafikantë të lëndës narkotike. Mes tyre, 4 rezidentë në Beograd dhe një në Novi Pazar, ndërsa kreu i grupit të organizuar është identifikuar si D.G..

Droga ishte fshehur në ndarje të veçanta në disa kamionë çisternë në zbuluar në veri të Serbisë.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviç e përshëndeti aksionin si tejet “mbresëlënës”, ndërsa sasia e drogës ishte më e madhja e kapur ndonjëherë në një ndërhyrje të vetme të policisë.

Policia shtoi se sasia e lëndës narkotike, nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 4 milionë eurove. Sipas tyre, marijuana ishte paketuar në Kosovë dhe kishte për destinacion vendet e Europës perëndimore.

Ballkani Perëndimor rezulton të jetë një prej rrugëve tranzit më të frekuentuara nga trafikantët e lëndëve narkotike drejt Europës. Krimi i organizuar duket se lulëzon në rajon, që prej lufterave të viteve ’90.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Panik në Londër, makina përplas njerëzit para diskos, tre të plagosur

Sërish momente dramatike në Londër. Pas sulmit terrorist të pak ditëve më ...