Seks me dhunë me gruan në sy të fëmijëve, arrestohet babai shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Savignano (Cesena, Itali) për veprat penale të, keqtrajtimit të rëndë në familje, dhunë seksuale të rënduar dhe plagosje, në dëm të bashkëshortes 43-vjeçare.

Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), raportojnë sot mediat lokale, banon në komunën Savignano.

Vetë gruaja, ka shkuar më polici për të denoncuar të shoqin.

Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar një situatë të një dhunë ekstreme dhe të vazhdueshme në familje. Shqiptari e rrihte, fyente e madje e dhunonte dhe seksualisht bashkëshorten, edhe në sy të tre fëmijëve të çiftit.

Ndaj të arrestuarit është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg dhe është transferuar në burgun e Forli-t.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Megi shkon në spital për kontroll rutinë, ajo që mëson e reja i shkatërron jetën

Ajo quhet Megi është 24 vjeç dhe që prej shkurtit mësoi se ...