Seanca e sotme parlamentare, pritet dhënia e 84 votave për shtatë ligjet e Reformës në Drejtësi

Politikë

Në seancën e sotme parlamentare, do të hidhen në votim 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi, të cilat duhet të kalohen me 84 vota. Kjo është një sprovë për maxhorancën ndërsa opozita e ka bojkotuar Kuvendin prej 41 ditësh dhe vazhdon protestën e saj përpara Kryeministrisë duke kërkuar qeverinë teknike për zgjedhjet e lira.

Të hënën e kaluar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët të jenë prezent në seancën parlamentare të së enjtes për të votuar ligjet e reformës në drejtësi.

Për t’u votuar në parlament janë dy kode të rëndësishme si Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal, për të cilët duhet një shumicë prej 84 votash.

Këto ligje kushtëzohen edhe me mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kundërshtitë për nene të caktuara të tyre, mësohet se janë diskutuar edhe në mbledhjen e deputetëve socialistë të së hënës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, e cila ka thënë se këto kode janë ende të pambyllura për shkak të mos dakordësisë me aleatin e qeverisjes, ndërsa zoti Ruçi ka kërkuar që të sqarohen kundërshtitë dhe të gjendet gjuha e përbashkët për të kaluar këto ligje në parlament.

Pas mbledhjes së 27 marsit, deputeti socialist, taulant Balla u shpreh i sigurt se këto ligje dotë kalojnë ndërsa i bëri thirrje demokratëve të vijnë dhe t’i votojnë këto ligje.

7 projektligjet e rëndësishme që presin të votohen janë:

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”,

“ Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”

“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”

“Kodi i Drejtësisë për të Mitur”

“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”

“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

ME TE LEXUARAT