Rregulla drastike në avion, ja vendimi më i fundit nga Amerika dhe Anglia

Soft

Në Amerikë dhe Angli ka hyrë në fuqi ndalimi i laptopëve dhe tabletave në bagazhet e kabinës. Mësohet se kjo vlen për fluturimet nga Turqia dhe disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, drejt SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët thonë se pajisjet më të mëdha se smartphone-t duhet të udhëtojnë të ndara, për shkak të rreziqeve në rritje se ato mund të përmbajnë eksplozivë.

Ndalimi i Shteteve të Bashkuara përfshin tetë vende, ndërkohë që ndalimet e Britanisë përfshijnë gjashtë vende. Turqia, Maroku, Jordania, Egjipit, Katari, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendet e prekura nga ky ndalim, ndërkohë që ato operojnë rreth 50 fluturime në ditë drejt Shteteve të Bashkuara.

Ndalimi britanik prek të gjithë fluturimet që vijnë nga Egjipti, Turqia, Jordania, Arabia Saudite, Tunizia dhe Libani. Çdo pajisje, përfshi edhe smartphone më të gjatë se 16 cm dhe më të gjerë se 9.3 cm nuk do të mund të merren me vetë në këto udhëtime drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nxitur heqjen e menjëhershme të këtyre ndalimeve, ndërkohë që Departamenti Amerikan për Sigurinë e Brendshme ka cituar sulmet në aeroplane e aeroporte si shkak për këto ndalime.

Ekspertët europianë të sigurisë do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mbi masat, ndërkohë që ekspertë të aviacionit thonë kjo situatë do të dëmtojë fitimet e aerolinjave, pasi rreziqet përfshijnë rënie në numrin e pasagjerëve, pakënaqësi në rritje të klientëve dhe kosto më të larta lidhur me kontrollin e bagazheve.

ME TE LEXUARAT