Rrëfimi i ministrave të rinj: Ja çfarë bëri Nishani gjatë betimit

Politikë

Një ditë më parë katër ministrat e rinj bënë betimin para nisjes së punës në dikasteret përkatëse. Ata mbërritën këtë pasdite në Presidencë pasi dje morën edhe besimin e Kuvendit.

Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Drejtësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka ministre e Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Eduard Shalsi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore.

Ndërkohë, mësohet se Rama nuk ishte i pranishëm në ceremoni, ndërsa përfaqësohej nga zv.kryeministri Niko Peleshi. Por, ajo që i ka bërë përshtypje ministrave ka qenë se Presidenti Nishani nuk ua ka dhëne dorën gjatë ceremonisë.

ME TE LEXUARAT