Rrëfehet Aleksandër Gjoka: I kapa dhe u dhashë një mësim të mirë, që atëherë…

Showbiz

Një prej zërave më të mirë të rrokut shqiptar, Aleksandër Gjoka, ka qenë gjithmonë i tërhequr nga mediat dhe nga lajmet e showbiz-it. Si shumë këngëtarë të tjerë të brezit të tij, edhe Aleksandri ka zgjedhur të komunikojë me publikun përmes këngës dhe zërit të tij unik, ndryshe nga një pjesë e artistëve të rinj që, më shumë se me artin e tyre, e sigurojnë famën edhe përmes skupeve mediatike.

Pasditen e sotme, i ftuar në “E diell” përballë Adi Krastës, Aleksandër Gjoka ka ndarë me publikun disa nga hitet e tij më të bukura, si dhe histori në vite që kanë shoqëruar karrierën e tij muzikore. I pyetur për marrëdhëniet jashtë muzikës, një ndër to edhe marrëdhëniet me mediat e kulturës, ai tregon se “i ka ndërprerë” prej kohësh: “Nuk shkruajnë më për mua…” – tha këngëtari pas pyetjes së drejtpërdrejtë të Krastës “si i ke marrëdheniet me gazetarët e kulturës?”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kësaj deklarate, ka një histori me të cilën Sandri e lidh “qetësinë” mediatike për emrin e tij: “U bënë 7 vjet tashmë që nuk shkruajnë më për mua. Kam pasur një histori në promovimin e një albumi. Pashë që më kishin marrë në foto me një gotë përpara dhe titulli i shkrimit ishte: “Aleksandër Gjoka, i dehur…” Ku më panë që isha i dehur? I kapa, u mora aparatet dhe u dhashë një mësim të mirë. Që nga ajo kohë, nuk shkruajnë më…” – tregon Sandri.

Por para një viti ka pasur edhe një histori të ngjashme me një të përditshme në vend, të cilën po ashtu e mbylli miqësisht.

Lidhur me mediatizimin e artistëve apo këngëtarëve të rinj shqiptarë, Sandri tha se ne nuk duhet të bëjmë paralelizëm me botën e artistëve jashtë, sepse nuk jetojmë në të njëjtat kushte. Sipas tij, këtu ka një tangërllëk të tepruar dhe të paarsyeshëm.

ME TE LEXUARAT